Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Parduzi: Fitoren ia dedikojmë qytetit të Vushtrrisë

Trajneri i KHF Vushtrria, Arben Parduzi, është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në finale të plejofit. Vushtrria të shtunën e fitoi titullin e kampionit duke mposhtur Istogun në ndeshjen vendimtare.
“Ju lumtë luaneshave të klubit, tradita vazhdon. Loja e mirë e vajzave gjatë gjithë kohës ishte për lakmi. Vajzat e dëshiruan fitoren më shumë. Loja luhet 60 minuta në fushë, patëm disiplinë dhe e shfrytëzuam çdo gabim të kundërshtarit që na ka nënçmuar gjatë gjithë kampionatit. Falënderoj të gjithë që na mbështetën, faleminderit tifozët ‘Forca’, që ishih me ne edhe në pandemi. Falenderojmë Komunën për mbështetje. Ky titull i dedikohet qytetit të Vushtrrisë”, ka thënë Arben Parduzi.