Pas Shaban Zogajt lëndohet edhe motra e tij, Njoma

Shaban Zogaj vlerësohet e ardhmja e Kombëtares së Kosovës në hendboll. 19-vjeçari ka shfaqur nivel të lartë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023. Por Zogaj pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen e 12 janarit ndaj Turqisë dhe nuk mundi të paraqitet në ndeshjen vendimtare me Belgjikën.

Shaban Zogaj, që bën karrierë në Danimarkë, ka pësuar lëndim të ligamentit. Ai së shpejti do t’i nënshtrohet operimit dhe do të mungoi për një periudhë më të gjatë.

Fati së fundi nuk e ka përcjellë as motrën e Shabanit, Njoma Zogajn. Njoma po ashtu është reprezentuese e Kosovës dhe prej lojtarëve të rëndësishme tashmë. Njoma, që luan për Aalborgun në Danimarkë, dhjetë ditë më parë pësoi lëndim të meniskut. Ajo iu nënshtrua një operimi të mërkurën e javës së kaluar dhe tani e pret një fazë më e gjatë rikuperimi. Njoma pritet të mungoi deri në gjashtë muaj.

Federata e Hendbollit e Kosovës u dëshiron shërim të shpejtë e të suksesshëm Njomës e Shabanit. I presim në ekipet tona kombëtare për të vazhduar me kontributin e madh.

Lajme tjera