Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pashke Marku kthehet me sukses, e gatshme për ndeshjet e Kosovës

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Pashke Marku është kthyer me sukses pas lëndimit dhe operimit të krahut. Marku ishte operuar në fillim të muajit maj dhe pritej të mungonte deri në shtatë muaj. Por është kthyer shumë më shpejtë dhe kjo e ka befasuar edhe vet atë.
Aloja të shtunën luajti për Kreuzlingenin që pësoi 37:30 nga Yellow Winterthur në Superligën e Zvicrës. Ndonëse Kreuzligeni humbi, Pashkja kishte ndeshje të suksesshme. Shënoi 4 gola nga 6 tentime.
“Nuk kam besuar se do të kthehem kaq shpejtë. Mjeku më ka thënë që do të luaj pas 6 apo 7 muajve, ndërsa unë fillova me ndeshje 5 muaj pas operimit. Nuk kam pasur asnjë telashe. Shpresoj që për ndeshjet e Kombëtares të jam plotësisht e gatshme”, ka thënë Pashke Marku.
Kombëtarja e Kosovës më 3 dhe 5 nëntor i luan dy ndeshje shumë të rëndësishme. Në Istog përballet me Ishujt Faroe në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023. Grumbullimi i Kombëtares do të bëhet në fund të tetorit.