Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përballja vushtrriase hap javën e 17-të

Ndeshja mes Vushtrrisë e Samadrexhës hap javën e 17-të në Superligën e hendbollisteve. Kjo ndeshje është sot nga ora 17:30 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”.
Vushtrria është e dyta me 28 pikë, kurse Samadrexha mban vendin e shtatë me 12 pikë.
Të premten është ndeshja Jusuf Gërvalla – Istogu, që luhet nga ora 16.00. Istogu është favorit për të shënuar fitoren e 17-të rresht.
Të shtunën janë ndeshjet Prishtina – Vjosa e Kastrioti – Drita. Xhiroja mbyllet të dielën me ndeshjet Vëllaznimi – Shqiponja e KEK-u – Ferizaj.

Lajme tjera