Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përballje ferizajase në Superligën e hendbollisteve

Ferizaj – Kastrioti pritet të jetë ndeshja më interesante e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 17:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ferizaj aktualisht renditet i katërti, por ka synime për pozitë më të mirë. I ka 28 pikë. Ndërkohë Kastrioti është i pesti me 21 pikë. Rivaliteti lokal nuk pritet të mungoi në këtë ndeshje, me gjithë dallimin në pikë. Ferizaj ka angazhuar disa lojtare të huaja dhe llogaritet favorit.
Skuadrat lidere nuk pritet të ketë telashe për të fituar pikët. Istogu e pret Vjosën, të shtunën nga ora 17:30, kurse Prishtina takohet në kryeqytet me Dritën, të shtunën nga ora 14:00. Ndeshje tjetër e së shtunës është ajo në mes të Jusuf Gërvallës dhe Vushtrrisë (17:00).
Një tjetër derbi lokal është të dielën nga ora 14:30. Takohen dy skuadrat gjakovare, Vëllaznimi dhe Shqiponja.
Të premten u luajt ndeshja në mes të Ulpianës dhe Samadrexhës.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 12-të. Të shtunën janë ndeshjet Deçani – Trepça (14:00) dhe Llapusha – KEK-u (15:00). Kurse të dielën është një tjetër derbi lokal, ai në mes të Prizrenit dhe CLICK, që fillon në ora 18:00.