Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përballje ferizajase në Superligën e hendbollisteve

Përballja lokale mes Ferizajt dhe Kastriotit e hap xhiron e tetë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 18:00 në palestrën “Bill Clinton”.
Ferizaj vlerësohet favorit i madh në derbin e qytetit me traditë.
Ka fituar gjashtë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë. Një javë më parë shënoi fitore bindëse ndaj Istogut.
Kastrioti është i parafundit me vetëm dy pikë nga gjashtë ndeshje.
Tri ndeshje tjera janë të dielën. Nga ora 18:00 në Bardhosh, Prishtina takohet me Ulpianën dhe llogarit në dy pikë. Samadrexha e pret Vushtrrinë nga ora 16:00, në tjetër ndeshje interesante. Në Deçan nga ora 15:00 takohen Jusuf Gërvalla e Shqiponja.
Ndeshja Istogu – Vëllaznimi është shtyrë për shkak të ndeshjeve evropiane të Istogut.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve të shtunën janë katër ndeshje të xhiros së shtatë: Dukagjini – Vjosa (14:00), KEK-u – Verona (16:00), Trepça – Besa (12:00), Drita – CLICK (17:00). Xhiroja mbyllet të dielën me takimin Llapusha – Prizreni (13:00).

Lajme tjera