Përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci dhe anëtari i bordit, Edi Kolgeci, të premten u pritën në takim nga kryeshefja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi Macula.
Në takim u diskutua lidhur me aktivitetet e radhës që FHK-ja dhe klubet e hendbollit i zhvillojnë në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.
Drejtuesit e FHK-së e kanë falënderuar përzemërsisht kryeshefen Gashi Macula për bashkëpunimin lidhur me organizimin shembullor të Kampionatit Evropian për hendbollistet e reja. Organizimi i Evropianit është vlerësuar shumë lartë nga EHF-ja dhe kjo do të ishte e pamundur pa kontributin e madh të përgjegjësve të Pallatit të Rinisë. Në shenjë falënderimi dhe respekti për bashkëpunimin shumë korrekt, FHK-ja i ka ndarë kryeshefes Mrika Gashi Macula një mirënjohje.
Në Pallatin e Rinisë në muajt e ardhshëm do të ketë shumë aktivitete e ndeshje të hendbollit, duke përfshirë edhe ndërkombëtare.