Përfundon evropiani i 18-vjeçarëve, Austria kampion

Të dielen në mbrëmje ka përfunduar kampionati evropian për hendbollistët deri 18-vjet, Divizioni B. Ashtu si pritej, Austria është shpallur kampion, duke mposhtur në finale Çekinë me rezultat 23:17. Finalja u luajt në Tulln të Austrisë, ashtu si i tërë evropiani ku mori pjesë edhe kombëtarja U-18 e Kosovës. Në ndeshjen finale prezent ishin 1200 shikues.

Në evropianin në Austri garuan plot 12 kombëtare që ishin të ndara në dy grupe. Të gjitha kombëtaret i luajtën nga shtatë ndeshje. Pas pesë ndeshjeve nëpër grupre, kombëtaret e 18-vjeçarëve i luajtën edhe nga dy takime për plasman përfundimtar.

Kosova u rendit e dhjeta duke lënë prapa Britaninë e Madhe e Irlandën. Ndaj Britanisë së Madhe fitoi të shtunën me rezultat 31:23. Të dielen kombëtarja jonë humbi ndeshjen për vend të nëntë nga Bullgaria me rezultat 33:28. Ishte humbja e dytë nga bullgarët që kanë mposhtur djelmoshat tanë edhe në fazën grupore.

Rezultati në Evropian është shpresuar të jetë pak më i mirë për kombëtaren tonë, por gjithsesi kjo ngjarje do t’iu shërbejë shumë djelmoshave tanë të rinjë për të ardhmen. Për ata ishte përvoja e parë ndërkombëtare. Kombëtarja U-18 është në konsolidim e sipër dhe në të ardhmen priten rezultate më të mira nga kjo gjeneratë. Gjenerata e hendbollistëve të lindur në vitin 2000 do të ketë edhe një provë serioze më vonë këtë vit. Gjithsesi shpresohet se kampionati në Austri, faza përgatitore, ndeshjet me rivalë cilësorë dhe ndeshjet e shpeshta për një kohë të shkurtër do të shërbejnë në karrierën e këtyre lojtarëve dhe në ngritjen e kombëtares së Kosovës.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova