Përfundon Evropiani për Kombëtaren U18

Me ndeshjen e së dielës ndaj Belgjikës, ka përfunduar Kampionati Evropian i Divizionit B për Kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll (djemtë).

Kombëtarja jonë humbi me rezultat 30:25, ndonëse pas pjesës së parë kishte epërsi bindëse, 15:9. Në pjesën e parë djemtë tanë kanë dominuar plotësisht dhe kanë krijuar epërsi deri në shtatë gola. Shtatë gola ishte dallimi edhe në fillim të pjesës së dytë, por Belgjika bëri ndryshim në mënyrën e vendosjes në mbrojtje, kurse djemtë tanë nuk u gjendën si duhet më pas. Një seri 13:0 e Belgjikës ishte vendimtare për rezultatin në fund.

Kombëtarja jonë është renditur e shtata, përkatësisht e fundit. Por në disa ndeshje djemtë tanë kanë dëshmuar se megjithatë kanë të ardhme. Shumica e lojtarëve janë ende 16-vjeçarë dhe për ta Evropiani U18 është një përvojë shumë e rëndësishme për karrierën e mëtejme. Prej kësaj gjenerate megjithatë pritet shumë. Për shkak të vështirësive që klubet i hasën gjatë pandemisë, ka pasur një shkëputje në punën me të rinj dhe kjo po vërehet tani. Por angazhimi i të gjithëve është që situata të kalohet dhe të kthehemi në rrugën e duhur.

Lajme tjera