Përfundon stinori i rregullt në Superligën e hendbollisteve

Të dielën janë luajtur ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Në kuadër të xhiros së 18-të, të dielën u luajtën tri ndeshje.
Istogu fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 47:25, ndërsa në udhëtim fitoi edhe Ferizaj. E mposht Shqiponjën me rezultat 37:26. Vushtrria fitoi në Klinë ndaj Dukagjinit, 51:35.
Istogu i ka fituar të gjitha 18 ndeshjet dhe në plejof starton prej pozitës së parë. Takohet me Kastriotin e vendit të katërt. Ferizaj i vendit të dytë dhe Vushtrria e vendit të tretë takohen po ashtu në gjysmëfinale të plejofit.
Nga Superliga largohen Samadrexha e vendit të tetë, Jusuf Gërvalla i vendit të nëntë dhe Dukagjini i vendit të dhjetë. Vëllaznimi, që ka përfunduar i shtati, luan me të dytin e Ligës së Parë për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm garues.

Lajme tjera