Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon xhiroja e parë, fitore e thellë e Egjiptit ndaj Kroacisë

Me ndeshjet e së premtes ka përfunduar xhiroja e parë e fazës grupore në Kampionatin Botëror të hendbollit që po mbahet në Poloni dhe Suedi.
Për të keq të premten ka befasuar Kroacia, që pësoi humbje të thellë nga Egjipti. Ndeshja e grupit G përfundoi me fitoren 31:22 të Egjiptit. Befasues ishte rezultati edhe i ndeshjes tjetër të grupit G. SHBA-ja e kthyer pas një kohe të gjatë në Botëror, fitoi ndaj Marokut me rezultat 28:27.
Kampionia në fuqi, Danimarka, nuk ka pasur telashe ndaj Belgjikës, duke fituar 43:28. Për Belgjikën u paraqit Arbër Qerimi, që i shënoi tri gola.
Mikkel Hansen i shënoi 10 gola për Danimarkën, që synon ta mbrojë titullin e kampionit.
Ndeshja tjetër e grupit H mes Bahrejnit dhe Tunizisë përfundoi 27:27.
Maqedonia e Veriut ka pësuar humbje të thellë, 39:27, nga Norvegjia.

Lajme tjera