Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përkundër humbjes, Kombëtarja paraqitet mirë ndaj Turqisë

Edhe në ndeshjen e tretë në turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll është paraqitur mirë.

Të dielën mbrëma, hendbollistet tona u përballen me Turqinë A. Ndeshjen e fitoi Turqia A me rezultat 34:28, por kishte përkrahje të madhe të gjyqtarëve vendas, që kanë favorizuar prej fillimit e deri në fund nikoqiret.

Shtabi teknik i Kombëtares sonë ka mbetur i kënaqur me paraqitjen dhe me atë që kanë shfaqur lojtaret tona. Të gjithë janë të bindur se me një referim korrekt, fitorja do t’iu takonte vajzave tona, që sërish janë shquar me lojë të mirë, të shpejtë dhe me aksione të organizuara mirë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:17 në të mirë të Turqisë A.

E pandalshme edhe të dielën ishte kapitenja Leonora Demaj që realizoi plot 14 gola. Kosova tashmë ka dy fitore e një humbje në turneun e mirëseardhur në Antalya të Turqisë. Kosova të hënën luan me Maqedoninë Veriore, ku synohet fitorja.

Pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit, ky turne është shumë i suksesshëm për ne. Janë afruar në Kombëtare lojtare të reja e cilësore, që do të ndikojnë që të rritet shumë konkurrenca brenda ekipit. Por gjithsesi ndaj Maqedonisë Veriore synohet suksesi për të mbyllur këtë turne ndërkombëtar në mënyrën e duhur.

Turqia A – Kosova 34:28 (19:17)

Turqia A: Karaçam1, Yasemin, Akalin, Iskit 9, Yilmaz, Bozdogan, Ozturk 4, Goktepe 1, Sormaz, Aydemir 1, Kiciroglu 5, Turkoglu 2, Oz, Durdu, Kiliç 2, Cojkunsu, Ozbolluk 8.

Kosova: Ahmetxhekaj, Istrefi, Mehmeti 1, Kursani, A. Hajdari 4, Kelmendi, Rugova 2, Uka, Stagova, Gjikokaj, Demaj 14, Lekaj, Kastrati, Bytyqi 4, M. Hajdari 2, Ujkiq 1.