Trepça me fitore të madhe në “Minatori”

Trepçës i ka takuar derbi i javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten në “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e mposhti Kastriotin me rezultat 33:26. Vendasit ishin vazhdimisht në epërsi kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:12. Në pjesën e dytë ferizajasit u afruan deri në tri gola por pa bërë […]

Përkundër humbjes, Kombëtarja paraqitet mirë ndaj Turqisë

Edhe në ndeshjen e tretë në turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll është paraqitur mirë. Të dielën mbrëma, hendbollistet tona u përballen me Turqinë A. Ndeshjen e fitoi Turqia A me rezultat 34:28, por kishte përkrahje të madhe të gjyqtarëve vendas, që kanë favorizuar prej fillimit e deri në fund […]

Në “Minatori” derbi për vendin e tretë

Me ndeshje derbi fillon java e 11-të e Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten (sot) nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen dy skuadrat me traditë, Trepça e Kastrioti i Ferizajt. Pritet hendboll cilësor, ndeshje e bukur dhe numër i konsiderueshëm shikuesish. Trepça e ka vlerësuar si ndeshje vendimtare të stinorit vjeshtor […]

Prishtina bindëse ndaj Dritës, Vëllaznimi fiton në Podujevë

Të enjten janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina në kryeqytet ka fituar bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 50:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:7. Prishtina është e dyta me 18 pikë kurse Drita është e fundit pa pikë. Në Podujevë, […]