Prishtina bindëse ndaj Dritës, Vëllaznimi fiton në Podujevë

Të enjten janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina në kryeqytet ka fituar bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 50:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:7.

Prishtina është e dyta me 18 pikë kurse Drita është e fundit pa pikë.

Në Podujevë, Vëllaznimi e ka mposhtur Llapin me rezultat 44:35. Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:15 për gjakovarët. Vëllaznimi është i pesti me 10 pikë kurse Llapi mbetet i parafundit (9) me 4 pikë.

Lajme tjera