Trepça me fitore të madhe në “Minatori”

Trepçës i ka takuar derbi i javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të premten në “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e mposhti Kastriotin me rezultat 33:26. Vendasit ishin vazhdimisht në epërsi kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:12. Në pjesën e dytë ferizajasit u afruan deri në tri gola por pa bërë më shumë.

A. Shabani e B. Neziri shënuan nga 7 gola, kurse S. Maxhera 6. Pos tyre u dalluan edhe dirigjenti i lojës F. Cimili, portieri B. Terziqi dhe në mbrojtje E. Nimani. Te Kastrioti më efikasi ishte L. Shabani me 7 gola.

Me këtë fitore Trepça kthehet në vend të tretë me 15 pikë.

Lajme tjera