Përmbyllet shkollimi për trajnerë

Prej të premtes (sot) e deri të dielën mbahet moduli i tretë i shkollimit bazik për trajnerë, sipas RINCK Konventës. Në modulet e kaluara është bërë punë e madhe dhe cilësire, ndërsa pjesëmarrësit janë ndarë shumë të kënaqur, ashtu si edhe ligjëruesit. Moduli i tretë mbahet të premten, të shtunën e të dielën.

Nazim Myrtaj do të ligjërojë për Metodat e mësimdhënies dhe trajnimit në hendboll si dhe për metodat organizative dhe llojet e praktikimit të tyre.

Ndërkohë të shtunën e të dielën ligjëron Dr. Lidija Bojiq-Çaçiq. Ajo do të ligjërojë tema të ndryshme si: Metodologjia e të mësuarit dhe mësimdhënies së proceseve motorike dhe parashikimi i hendbollistëve të shekullit XXI, proceset e programimit e tema të tjera.
Do të ketë edhe seanca praktike.
Për pjesëmarrësit e suksesshëm do të ndahen edhe diplomat.

Lajme tjera