Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përvojë shumë e rëndësishme për gjyqtarët Edmond e Edonis Beqiri në Pragë

Vazhdon shkollimi dhe avancimi i gjyqtarëve kosovarë të hendbollit. Në kuadër të këtij misioni, gjyqtarët perspektivë nga Vushtrria, Edmond dhe Edonis Beqiri prej 14 deri më 18 prill ishin në Pragë të Çekisë.
Ata kanë drejtuar shumë ndeshje të një turneu të hapur, të quajtur “Praga 2022”. Qëndrimi i Edmond dhe Edonis Beqirit në Pragë u bë në kuadër të programit “Young Referee Programme” të Federatës Evropiane të Hendbollit.

Gjatë turneut, gjyqtarët e rinj dhe me perspektivë kishin mundësinë e ndjekjes së seminarit të organizuar nga EHF-ja. Dy gjyqtarët tanë kanë marrë informata shumë të rëndësishme për karrierën e mëtejme në hendboll.

Ndër të tjera, çifti Beqiri ka drejtuar edhe gjysmëfinalen e turneut ne konkurrencen e meshkujve.
FHK-ja edhe në të ardhmen do t’i kushtoi rëndësi të madhe shkollimit dhe avancimit të gjyqtarëve perspektivë