Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pezullohen garat e kategorive të reja

Në foto shihen gjyqtarët dhe hendbollistët e të dy ekipeve duke u përshëndetur me njëri-tjetrin para fillimit të ndeshjes.

Të premten në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nën drejtimin e Ministres Vlora Dumoshi, është mbajtur një takim me përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të federatave sportive.

Në këtë takim ishte edhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.Takimi është mbajtur pas situatës së fundit të krijuar për koronavirusin.Është vendosur që garat e seniorëve të vazhdojnë sipas vendimit të mëhershëm, pa praninë e shikuesve në palestra.

Ndërkohë është vendosur që të pezullohet aktiviteti për grupmoshat e reja.Në përputhje me këtë vendim, Federata e Hendbollit të Kosovës njofton se pezullohen garat dhe aktivitete e juniorëve, kadetëve, pionierëve dhe shkollave të hendbollit.

Kjo masë është në fuqi deri në një vendim tjetër. Kjo është një masë preventive në kuadër të luftës së përgjithshme ndaj paraqitjes së koronavirusit.Po ashtu udhëzohen klubet e seniorëve që të marrin masa shtesë lidhur me higjienën në palestra dhe në të gjitha objektet përcjellëse.