Federata e Hendbollit të Kosovës, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka pezulluar gjithë aktivitetin e hendbollit në vendin tonë. Ky vendim vjen pas situatës së re të krijuar, përkatësisht pas paraqitjes të rasteve të para me koronavirus në Kosovë.
Vendimi është në fuqi deri në një vendim tjetër.
Qeveria e Kosovës të premten në mbrëmje vendosi që të pezulloj aktivitetin sportiv, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Prej të enjtes në mëngjes ishte në fuqi vendimi që ndeshjet të luheshin pa shikues. Tri të tilla u luajtën të enjten, në Gjakovë e Ferizaj. Të premten u vendos që të anulohen aktivitetet e kategorive të reja e në mbrëmja u vendos për ndërprerje të plotë të aktivitetit.
FHK-ja u bënë thirrje anëtarëve të saj që t’iu përmbahen këshillave të mjekëve dhe të kufizojnë maksimalisht kontaktin me personat tjerë.