Pika e parë për Prizrenin, Drenica përmbys rezultatin për fitore

Në Superligën e hendbollistëve më nuk ka skuadra pa pikë të fituara. Pikën e parë në këtë edicion të dielën e fitoi Prizreni, në kuadër të javës së shtatë. Prizreni barazoi 35:35 në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Pas pjesës së parë prizrenasit kishin epërsi 17:16, por ndeshja në fund nuk dha fitues.
H. Salihu shënoi 15 gola për Prizrenin që mbetet i fundit me një pikë. A. Neziri shënoi 14 gola për Vëllaznimin, që renditet i shtati me 5 pikë.
Rivalitet sportiv ka pasur edhe në ndeshjen Drenica – Llapi. Drenica fitoi 36:33 ndaj llapjanëve. Llapi pas pjesës së parë kishte epërsi 15:14, por që nuk e mbajti në pjesën e dytë. Drenica është e pesta me 8 pikë kurse Llapi i parafundit me 2 pikë.
Prishtina ka fituar ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 35:26, kurse të shtunën Kastrioti fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 30:27.

Trepça – Prishtina 26:35 (11:18)

Trepça: Buqinca, Shala, Sejdijaj, Klinaku 3, R. Shabani 2, Maxhera 6, A. Shabani 9, Mujka, K. Terziqi, B. Terziqi, Voca, Abazgjiku 2, Fejzullahu, Parduzi, Cimili 4

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Beshiri, Abazi 6, Bajqinovci 9, Shabani 10, Ramadani 1, Gjuka 2, Ademi, Syla 6, Kuleta, Quni, Visoka 1, Qela

Vëllaznimi – Prizreni 35:35 (16:17)

Vëllaznimi: Neziri 14, Brahushi, Pozhegu, Morina, Lluka 9, Leka, Halili, Dukaj 1, Rama 4, Mamusha 1, Spahija 4, Luzha 2, Curri, Rexha

Prizreni: Thaqi, Etemi, Ç. Thaqi, Koro, Ferati, Bytyqi, Krasniqi, Topalli, Gashi 7, Skenderi 6, Haxhimusa 5, Ibrahimi 2, A. Krasniqi, Buqaj, Salihu 15

Drenica – Llapi 36:33 (14:15)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 9, Mehmeti 3, Dubovci 4, Zekaj 7, Hamza 4, Sahiti 2, Binaku 2, Batatina, Baliu 5, Lladrovci, Zariqi

Llapi: Mani, Bogujevci, Havolli, Hoxha 12, Hasani 3, Beshiri, E. Bogujevci 4, Berisha 6, Bajrami 2, A. Mani, Ademi 5, E. Havolli 1

Vushtrria – Kastrioti 27:30 (11:16)

Vushtrria: Pllana, F. Jashari 5, Karaqa 1, Sadiku, Emini, Musa 6, M. Jashari 9, Mejzini, Tahiri 1, Miftari 5, Musa, Mehmeti, Fazliu, Al. Mehmeti

Kastrioti: Hajdini, Bega 1, Hoxha 2, Selmani 1, Rudari 3, Mustafa 6, Bislimi 8, Brahimi 8, Bytyqi 1, Qerimi, Tafarshiku, Dugolli

Lajme tjera