Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pikë maksimale për Istogun

Istogu i ka fituar pikët maksimale në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu i ka fituar të gjitha 22 ndeshjet dhe renditet i pari me 44 pikë. Prej pozitës së parë starton në plejof, ndërsa në gjysmëfinale takohet me kampionen aktuale, Vushtrrinë. Ndeshja e parë luhet mesjavën e ardhshme në Istog.
Në kuadër të xhiros së 22-të, të fundit për pjesën e rregullt, Istogu të dielën fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 33:26. Esma Muratoviq i shënoi 10 gola për Istogun, ndërsa 8 i kishte Adelina Berisha. Adriana Salihu shënoi 9 herë për Kastriotin, kurse nga 5 gola i kishin Ermira Saliu e Puhiza Gashi. Kastrioti ka përfunduar në vendin e pestë me 27 pikë.
Në Superligën e hendbollisteve ka mbetur të luhet vetëm edhe ndeshja Samadrexha – Vëllaznimi. Kjo ndeshje i takon xhiros së fundit, ndërsa është shtyrë për 23/24 prill.