Pikë të reja për Prishtinën e Dritën

Të dielen janë luajtur edhe dy ndeshje të javës së 12-të të Superligës së hendbollisteve.

Në kryeqytet Prishtina fitoi bindshëm ndaj Samadrexhës me rezultat 37:13. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:8 në të mirë të skuadrës prishtinase. F. Prelvukaj shënoi 9 gola për Prishtinën, ndërsa Sh. Fazlia realizoi 7 gola. Te Samadrexha Q. Basholli e A. Maloku shënuan nga 4 gola.

Prishtina është e katërta me 18 pikë kurse Samadrexha renditet në vend të gjashtë me 10 pikë.
Në Gjilan u takuan Drita e Vëllaznimi kurse fitore shënoi skuadra nikoqire me rezultat 29:15. 13:8 në të mirë të Dritës ishte rezultati pas pjesës së parë. Drita është e shtata me 8 pikë kurse Vëllaznimi i nënti me 2 pikë.

F. Vokshi shënoi 9 gola për Dritën, ndërsa E. Radoniqi realizoi 8 për Vëllaznimin.

Ndeshja në mes të Kastriotit e Jusuf Gërvallës luhet të mërkurën.

Prishtina – Samadrexha 37:13 (18:8)

Prishtina: Mekolli 3, Krasniqi 1, Stagova 3, Berisha 4, Matarova 5, Hasani 3, Prelvukaj 9, A. Krasniqi, Uka, Llapashtica 2, Fazlia 7.

Samadrexha: A. Maloku, Halili, Q. Basholli 4, R. Maloku 2, Qe. Basholli 2, D. Basholli 1, Ar. Maloku 4, T. Maloku, Surdulli, E. Basholli, Rr. Basholli, L. Basholli.

Drita – Vëllaznimi 29:15 (13:8)

Drita: Daku, Rexhepi 6, Vokshi 9, Rudari 3, Krasniqi 2, Rr. Kqiku, Arifi, Ramabaja 6, E. Kqiku 1, Sadiku, Huruglica, E. Daku 1, Pajaziti 1, Junuzi.

Vëllaznimi: Berisha, Bardoniqi, Mullakadrija, Cermjani, Bytyqi, Kastrati 2, Daija 2, Frrokajj 1, Radoniqi 8, Zhubi 2.

Lajme tjera