Pikë të reja për Vushtrrinë e Ferizajn

Vushtrria e Ferizaj kanë fituar pikët në ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Vushtrria fitoi në Gjilan ndaj Dritës me rezultat të lartë, 62:17. Vushtrria është e dyta me 26 pikë, katër më pak se lideri, Istogu. Drita është në pritje të pikëve të para.
Të dielën u luajt edhe një ndeshje tjetër. Ferizaj e priti Vëllaznimin e Gjakovës. Ferizajaset fituan me rezultat 41:28.
Ferizaj mban vendin e katërt me 22 pikë. Vëllaznimi është i teti me tetë pikë.

Lajme tjera