Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pikët për skuadrat mysafire

Të shtunën janë luajtur katër ndeshje të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Është kjo xhiroja e parë e stinorit pranveror.
Pikët në të gjitha ndeshjet u kanë takuar skuadrave mysafire.

Kampionia aktuale, Vushtrria, ka fituar bindshëm në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. 41:21 në të mirë të Vushtrrisë ishte rezultati në fund. Bindëse ishte edhe Prishtina në Deçan ndaj Jusuf Gërvallës, duke fituar me 33:19. Ferizaj e mposhti Ulpianën me 38:30, ndërsa Samadrexha e mposhti Vjosën me rezultatin 26:18.

Prishtina është e dyta në tabelë me 22 pikë. Vushtrria i ka 20 pikë në vendin e tretë, ndërsa Ferizaj është i katërti me 18 pikë.