Pionierët i luajnë në Istog ndeshjet gjysmëfinale

Të shtunën e të dielën janë ndeshjet e Turneut Final të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Pas çerekfinaleve interesante, hendboll i bukur pritet edhe në gjysmëfinale dhe në finale.

Turneu Final organizohet në Istog. Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 10:00 takohen Deçani e Istogu, kurse prej orës 11:30 është ndeshja Besa Famgas – Llapi.

Të dielën prej orës 10:00 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja luhet prej orës 11:30. Gara në Ligën e Pionierëve ka qenë interesante, ndërsa në skenë po del një gjeneratë premtuese. Puna që po bëhet në klube pritet të dal në pah edhe në ndeshjet e Turneut Final.

Lajme tjera