Prce: Jemi gati të dëshmohemi si ekipi numër një

Trajneri i Besa Famgas, Nikola Prce, vlerëson se skuadra pejane është gati për ndeshjet finale të plejofit. Kampionia aktuale, Besa Famgas, në finale takohet me Trepçën.
Ndeshja e parë është të shtunën mbrëma (19:00) në Pejë.
Besa në edicionin e rregullt nuk kishte humbje. Përfundoi e para. Në gjysmëfinale të plejofit e kaloi lehtë Vushtrrinë.
“Na pret një seri finale e vështirë pasi përballemi me Trepçën, ekipin që javë më parë na mposhti në finalen e Kupës. Sigurisht, pres ndeshje të forta dhe jemi të gatshëm për të dëshmuar veten si ekipi numër një në Kosovë. Nëse luajmë mirë dhe tregohemi efikas, besoj se në duelin e parë do të fitojmë”, ka thënë Prce.
Ai e di se ndeshja e parë ka rëndësinë e vet. Finalja e Kupës ishte dramatike, ndërsa përfundoi në të mirë të skuadrës mitrovicase.
“Në finale të Kupës i bëmë disa gabime që na kushtuan me humbje. Por këtë herë pres të mos bëjmë gabime të tilla dhe të kompensojmë humbjen në Kupë me titull të kampionit”, ka shtuar Nikola Prce.

Lajme tjera