Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit dhe miku i madh i Kosovës, Hassan Moustafa, ka uruar Presidentin e Federatës tonë, Eugen Saraçini me rastin e suksesit të Kombëtares U21 të Kosovës dhe organizimit të shkëlqyeshëm të ngjarjes IHF Trophy Intercontinental.
“I nderuar President, urime së pari për ekipin tuaj dhe poashtu për organizimin e shkëlqyeshëm. Faleminderit shumë. Ju dëshirojë shumë fat e suksese të reja në të ardhmen”, thuhet në letrën e presidentit Moustafa për Presidentin Saraçini.
FHK-ja ka raporte shembullore me IHF-në e EHF-në.