Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Presidenti Saraçini ndau mirënjohje për RTK-në dhe Artan Muhaxhirin

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini të martën ka pritur në takim Artan Muhaxhirin, redaktorin përgjegjës për sport në Radio Televizionin e Kosovës.
Në takimin miqësor, presidenti Saraçini ka ndarë mirënjohje, përkatësisht një plaketë falënderimi për RTK-në dhe Artan Muhaxhirin. Plaketat janë ndarë si shenjë vlerësimi e falënderimi për bashkëpunimin shumë korrekt lidhur me Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste. RTK-ja ka transmetuar këtë ngjarje me rëndësi që është mbajtur javë më parë në kryeqendrën tonë.
Presidenti Saraçini dhe redaktori Muhaxhiri janë pajtuar për vazhdim dhe thellim të bashkëpunimit.