Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) në Kongresin e 38-të ka rizgjedhur Dr. Hassan Moustafan në krye të saj. Për egjiptianin Moustafa është mandati i gjashtë në krye të shtëpisë botërore të hendbollit. Mandati i tij është katërvjeçar.
Në këtë Kongres të mbajtur “online”, nga Kosova mori pjesë Kryetari i Federates së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.
Në Kongres gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, ndërkaq nënkryetar u zgjodh francezi Joel Delplanque.
Në Kongres u bënë të ditura edhe top- kombëtaret botërore për meshkuj. Kosova është ranguar prej vendit të 17-të deri në vendin e 40-të në nivel botëror. Kjo e bënë Kosovën të rangohet në vendet e zhvilluara të botës në hendboll. Nga ana tjetër, Kombëtarja e Kosovës në konkurrencë të femrave gjendet në vendet në zhvillim.