Prishtina bindshëm, Kastrioti e Drita barazojnë

Të enjten janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së parë të Superligës A, ku gjashtë skuadra luftojnë për inkuadrim në plejof të kampionatit të Kosovës në hendboll për meshkuj. Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Zhegrës me rezultatin 45:29. Ndërkohë Kastrioti e Drita kanë barazuar me rezultatin 24:24.

Se në Prishtinë do të ketë shumë gola u kuptua qysh në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultat 25:13. L. Fetahu realizoi shtatë gola për Prishtinën, M. Ademi gjashtë, ndërsa tre lojtarë i shënuan nga pesë gola. Te Zhegra më efikasi ishte A. Haziri me 12 gola. Me fitore, Prishtina është barazuar me pikë me skuadrën kampione, Besa FamGas. Të dy skuadrat i kanë nga 36 pikë, por Besa është në vend të parë për shkak të goldallimit më të mirë në 19 ndeshjet e deritashme. Zhegra është e pesta me 19 pikë dhe e pret sfidë e vërtetë deri në fund, në tentim për të hyrë në plejof.

Ndërkohë në Ferizaj u takuan Kastrioti e Drita, që ndanë pikët. Shifrat në fund ishin 24:24 kurse pas 30 minutave lojë gjilanasit kishin një gol epërsi (13:12). Kështu Kastrioti mbetet i treti me 22 pikë, ndërsa Drita e katërta me 21. H. Salihu e L. Shabani shënuan nga pesë gola për Kastriotin, kurse te Drita u dallua R. Selmani me 11 gola.

Në ndeshjen e parë të Superligës A, Besa FamGas fitoi ndajVëllaznimit me rezultat 44:22. Këto ndeshje i lënë vend derbit të madh mes Besës e Prishtinës që luhet të shtunën në Pejë.

Prishtina – Zhegra 45:29 (25:13)

Prishtina: Esati, Krasniqi 4, Prekazi, Gjuka 5, Murtezi 3, Kosteski, Shahini 3, Bajqinovci 3, Terziqi 5, Ademi 6, Zherka 1, Fetahu 7, Sula, Kastrati 2, Gashi 1, Stoilov 5.

Zhegra: A. Agushi, A. Isufi 1, Aliu 5, A. Haziri 12, F. Isufi 3, Ag. Isufi, Shaqiri 6, Q. Isufi, B. Agushi 2, S. Haziri.

Kastrioti – Drita 24:24 (12:13)

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli Syla 4, Rudari 1, Salihu 5, A. Dugolli, Rexhepi 1, Bislimi 3, Shabani 5, Rr. Ramadani, Hoxha 1, Mustafa 2, Ibrahimi 2, Ramadani, Haxhimusa.

Drita: Sylejmani, Bunjaku, Azizi 5, Selmani 11, Misimi 5, Veliu 1,Mustafi 2, Mehmeti, Murtezi, Er. Huruglica, E. Huruglica.

Lajme tjera