Prishtina e Samadrexha i kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) të luajtura të dielen. Prishtina luajti si vendas ndaj Shqiponjës së Gjakovës dhe fitoi me rezultat 38:22. Ndërsa Samadrexha në Gjilan e mposhti Dritën me 37:22.
Prishtina renditet e katërta me 12 pikë, kurse Samadrexha mbanë vendin e shtatë me 5 pikë. Shqiponja mbetet e parafundit me 3 pikë, derisa Drita e Gjilanit mbetet e fundit dhe në kërkim të pikëve të para në këtë edicion.
Drita – Samadrexha 22:37 (9:13)
Drita: Isufi, Baftjari 1, Sadiku, Vokshi 11, Reqani, Hyseni, Rudhani 4, Arifi 1, Rexhepi 5.
Samadrexha: E. Basholli 1, Ar. Maloku 13, R. Maloku 5, D. Basholli 5, G. Basholli 3, Q. Basholli 7, Sadiku 3, Makolli.
Prishtina – Shqiponja 38:22 (17:8)
Prishtina: Uka, Krasniqi, Sefedini 2, B. Krasniqi 1, Ipçi 7, Shala 1, Berisha 2, Hashani, Sopjani, Mehmeti 9, Matarova 4, Stagova 6, Bregovina, Mekolli 3.
Shqiponja: Ferizaj, Zogaj, Goqi 7, Goqaj 5, Nivokazi 6, E. Ferizaj 3, Arifaj, Nuza 1.