Prishtina e Vushtrria fitojnë me përmbysje të rezultatit

Ndonëse kanë humbur pjesët e para, Prishtina e Vushtrria i kanë fituar ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll të luajtura të shtunën.

Prishtina fitoi si mysafir ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ndërsaVushtrria si mysafir ndaj Drenicës në Drenas. Në Gjakovë, Vëllaznimi kishte epërsi 18:16 pas pjesës së parë. Por Prishtina kishte fillim të furishëm të pjesës së dytë dhe krijoi epërsi që e mbajti deri në fund. Në fund rezultati ishte 39:31 në të mirë të Prishtinës.

Prishtina është e dyta me 20 pikë, kurse Vëllaznimi mbetet në mesin e tabelës me 10 pikë.

Në Drenas, Drenica e mbylli pjesën e parë me rezultat 15:12 në të mirë të saj. Vushtrriasit shpejtë barazuan në pjesën e dytë, por lojë e barabartë u zhvillua deri në minutën e 50-të. Më pas Vushtrria u shkëput në tri gola (26:23). Drenica prap u afrua në një gol në minutën e 58-të (26:25), por vushtrriasit shënuan në minutën e fundit për rezultatin përfundimtar 27:25.

Vushtrria renditet e gjashta me 10 pikë, sa i ka edhe Vëllaznimi në vend të pestë. Drenica është e shtata me 8 pikë.

 Vëllaznimi – Prishtina 31:39 (18:16)

Vëllaznimi: Mehmeti, Mamusha 2, Pozhegu, Halili 4, Luzha 3, Rexha 2, Morina, Hoxha, Neziri 9, Rama 3, Fana 2, Lluka 6.

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Sherifi, Kuleta, Bajqinovci 11, Fetahu 3, Beshiri 8, Prekazi 5, Terziqi 5, Ademi 7, Hoxha, Abazi 1.

Drenica – Vushtrria 25:27 (15:12)

 Drenica: Kastrati 9, Baliu 1, Zekaj 4, Binaku 5, Hamza, Sahiti 3, Zariqi, Batatina 1, Muqolli, Gashi 2, Geci.

 Vushtrria: Pllana, Ibishi 1, Gubetini 4, Emini, Jashari, Klinaku 11, Sadiku, Abazxhiku 2, Musa, M. Jashari 3, A. Karaqa, Miftari, Selaci, Ar. Karaqa 2, A. Musa 3.

Lajme tjera