Prishtina e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të dielen në Vushtrri, Prishtina e mposhti Samadrexhën vendase me shifrat 26:14. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:8 për prishtinaset.
Prishtina shënoi fitoren e pestë nga po aq ndeshje të luajtura. Së bashku me Ferizajn janë skuadrat e vetme pa humbje dhe me nga 10 pikë në tabelë.
B. Hashani me 6 gola ishte më efikasja te Prishtina. Nga 5 gola i shënuan A. Stagova e Sh. Mehmeti. Te Samadrexha 7 gola i shënoi Ar. Maloku. Samadrexha mbetet në vend të tetë me 2 pikë.
Samadrexha – Prishtina 14:26 (8:16)
Samadrexha: A. Maloku, Halili, Sadiku 2, G. Basholli 2, Q. Basholli 1, Ar. Maloku 7, D. Basholli, Basholli, Maloku 2, Rr. Basholli.
Prishtina: Uka, Bregovina, A. Krasniqi, Stagova 5, Matarova 3, Mehmeti 5, Mekolli 1, Sopjani 1, Hashani 6, B. Krasniqi, Ipçi 1, Shala 1, Sefedini 3, Berisha.