Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina fiton ndaj Shqiponjës me gola në çastet e fundit

Hendbollistet e Prishtinës janë kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës. Pas humbjes nga Ferizaj, Prishtina të dielën mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 31:29.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të të kampionatit të Kosovës.
Ndeshja ishte thuajse e barabartë, ndërsa Shqiponja në një moment kishte epërsi prej pesë golash (16:11). Në 15 minutat e fundit të ndeshjes, Prishtina ishte në epërsi të lehtë, por gjakovaret ia dolën të barazojnë rezultatin në 29:29 në minutën e 59-të. Por më pas Alma Nivokazi shënoi dy gola për fitoren 31:29. Nivokazi u dallua te Prishtina me nëntë gola. Nga katër i kishin Ardiana Prapashtica, Melike Ipçi dhe Eduarta Kurteshi.
Diellza Nuza i shënoi dhjetë gola për Shqiponjën, derisa tetë herë realizoi Alba Bardhi.
Pikë të rëndësishme fitoi edhe Samadrexha, që e mposhti Vëllaznimin me rezultat 30:24. Ndërkohë Ferizaj ka fituar bindshëm ndaj Dukagjinit në Klinë.

Lajme tjera