Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina fiton ndeshjen për vend të tretë

Prishtina ka përfunduar e treta në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Në ndeshjen për vend të tretë, Prishtina e mposhti Istogun me rezultat 21:16. Ndeshja është luajtur të hënën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Prishtina nisi me seri 4:0 dhe më pas ka mbajtur epërsi prej disa golash deri në fund.
Lum Xhemajli u shqua me 12 gola te Prishtina. Katër i shënoi Lis Xhemajli.
Tek Istogu, Albios Beqiraj i shënoi nëntë gola, ndërsa katër i kishte Erolind Rugova.

Lajme tjera