Prishtina i bashkohet Besës në finale

Prishtina është finalistja e dytë në Ligën e juniorëve në hendboll. Të shtunën pasdite në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të FINAL4 të Ligës së juniorëve, Prishtina e mposhti bindshëm Trepçën e Mitrovicës me rezultat 41:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:6 për prishtinasit.

Kështu Prishtina të dielen (nesër) nga ora 17:30 luan në finale të FINAL4 të Ligës së juniorëve, ndërsa për kundërshtarë e ka skuadrën nga Peja, Besa Famgas. Besa në gjysmëfinalen e parë e kishte mposhtur Kastriotin.

Dy ndeshjet gjysmëfinale të FINAL4 u luajtën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku luhet edhe finalja e madhe. Ndërsa për vend të tretë, të dielen prej orës 15:30 takohen Kastrioti e Trepça.

Trepça – Prishtina 22:41 (6:22)

Trepça: Abrashi, Smaka 2, E. Beqiri 1, Terziqi 1, Kelmendi 5, Fejzullahu 3, Y. Beqiri 6, Voca 2, Januzi 2, A. Abrashi.

Prishtina: Beqiraj, Kuleta 1, Ademi 3, Batatina 1, Shahini 4, Hoxha 6, Abazi 6, Basholli 6, Bajqinovci 7, Sherifi, Beka, Visoka 3, Karabeg, Ramadani 1, Tahiri 2, D. Ramadani 1.

Lajme tjera