Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina – Kastrioti, kryendeshja e javës

Prishtina – Kastrioti është kryendeshja e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje është të dielën prej orës 18:00. Për shkak të punimeve në Pallatin e Rinisë, ndeshja do të luhet në Bardhodh.
Prishtina në xhiron e parë humbi nga Rahoveci dhe do të kërkojë të reagojë ndaj ferizajasve. Ndërkohë Kastrioti është i trimëruar pas fitores dramatike ndaj Trepçës.
Të dielën prej orës 17:00 është ndeshja Trepça – Vushtrria. Skuadra mitrovicase është favorite e madhe.
Dy ndeshje janë të shtunën.
Prej orës 14:00 në Pejë takohen Besa Famgas e Deçani. Skuadra pejane llogarit në dy pikë, ndërsa deçanasit do të bëjnë përpjekje për befasi.
Edhe Rahoveci llogaritet favorit ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen që zhvillohet prej orës 19:00, të shtunën.

Lajme tjera