Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina – Kastrioti, ndeshja më interesante te hendbollistet

Të shtunën e të dielen luhet edhe xhiroja e gjashtë në Superligën e hendbollisteve. Tri ndeshje janë të shtunën e dy të dielen.

Kampioni aktual, Shqiponja luan të shtunën (nesër) prej orës 14:00 në Gjakovë, kurse përballë do ta ketë skuadrën Jusuf Gërvalla. Shqiponja është e dyta me tetë pikë, ndërsa Jusuf Gërvalla është në pritje të pikës së parë. Në Gjakovë prej orës 17:00 luhet edhe ndeshja Vëllaznimi – Istogu. Favorit është Istogu që poashtu i ka tetë pikë, derisa Vëllaznimi ka dy pikë deri më tani. Ndeshja tjetër që luhet të shtunën është ajo në mes të Vjosës e Samadrexhës, që fillon në ora 12:30

Të dielen janë ndeshjet Drita – Vushtrria e Prishtina – Kastrioti që nisin në ora 15:00. Vushtrria është lider dhe është favorit ndaj Dritës. Ndërsa në takimin Prishtina – Kastrioti pritet rivalitet më i madh. Prishtina është e katërta me tetë pikë kurse Kastrioti i pesti me gjashtë pikë.

Në Ligëne Parë të femrave zhvillohet java e pestë. Të shtunën është ndeshja Trepça – Ferizaj (11:00), kurse të dielen janë takimet: Deçani – Llapusha (11:00), Ulpiana – KEK-u (11:30) dhe Prizreni – CLICK (14:00). Të martën nga ora 14:00 takohen Verona e Dukagjini.

 /uploads/Delegimi i personve zyrtar .pdf

Lajme tjera