Prishtina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën mbrëma Prishtina fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 31:20. Fituesi u përcaktua në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Prishtinës, që tani renditet e dyta me 32 pikë.
Alma Nivokazi udhëhoqi Prishtinën me 11 gola. 7 i realizoi Melike Ipçi, kurse 6 i kishte Elsa Kongjeli. Ermira Saliu, Adriana Salihu dhe Puhiza Gashi shënuan nga 4 gola për Kastriotin që renditet i pesti me 21 pikë.
Në ndeshjen tjetër të së dielës, Shqiponja fitoi ndaj Dritës me rezultat 40:16. Shqiponja është e gjashta me 18 pikë, ndërsa Drita mbetet e fundit pa pikë.