Prishtina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Kastriotit dhe e ka bërë edhe më të fortë garën për kreun e tabelës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielen Prishtina fitoi 34:21 ndaj Kastriotit, në javën e 12-të të Superligës. Prishtina është në vend të tretë me 20 pikë, sa i ka edhe Istogu në vend të dytë. Udhëheq Ferizaj me 22 pikë, kurse Vushtrria është e katërta me 18 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur. Këto katër skuadra pritet që deri në fund të zhvillojnë garë të fortë për pozitën e parë. Kastrioti mbetet me 10 pikë dhe në vend të pestë.
Sh. Mehmeti ka shënuar 10 gola për Prishtinën, ndërsa 8 i realizoi M. Sefedini. Te Kastrioti më efikasja ishte P. Gashi me 8 gola.
Të dielen u luajt edhe ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe skuadrës Jusuf Gërvalla. Fitore shënoi Vëllaznimi me rezultat 23:18. Vëllaznimi është i teti me 7 pikë kurse skuadra Jusuf Gërvalla renditet e shtata me 8 pikë.
Prishtina – Kastrioti 34:21 (16:12)
Prishtina: Uka, Sopjani 4, Mekolli 1, Arifi, Berisha 1, Mehmeti 10, Llapashtica, Stagova 4, Shala, Sefedini 8,. Bregovina, Krasniqi, Ipçi 2, Matarova 4.
Kastrioti: M. Dinarica, Gurgurovci, Stagova 1, Hyseni, Salihu 4, Gashi 8, Krasniqi, Grainca, A. Dinarica 5, Osmani 1, Beqiri 2.