Prishtina mposht Vëllaznimin për vend në gjysmëfinale

Hendbollistet e reja të Prishtinës kanë shënuar fitore ndaj Vëllaznimit të Gjakovës për të bërë vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve. Të shtunën në Gjakovë, Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultat 35:27. Dallimi i madh u bë në pjesën e parë që përfundoi 15:6 për prishtinaset. Pjesa e dytë përfundoi 26:18, derisa epërsia bindëse ishte edhe në fund, 35:27.

Arona Krasniqi i realizoi plot 13 gola për Prishtinën. 9 i kishte Learta Kurteshi. Te Vëllaznimi, Bora Zejnullahu i realizoi 15 gola. 6 i kishte Valza Manxhuka. Prishtina të shtunën prej orës 12:00 e luan ndeshjen gjysmëfinale, po në Gjakovë.

Lajme tjera