KHF Prishtina e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga Vardari i Shkupit. Kështu skuadra prishtinase është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll. Në Prishtinë, ndeshja e parë e luajtur të shtunën e kaluar përfundoi me 39:35 për Vardarin.
Skuadra nga Shkupi fitoi ndeshjen e dytë, të shtunën, me rezultat 32:27.
Pivotja Simone Gnaraba Keita pati ndeshje të madhe, duke realizuar 8 gola nga 9 tentime. Kapitenia Aida Stagova shënoi 7 gola nga 10 tentime. 5 gola nga 6 tentime i shënoi Ardiana Prapashtica. 8 pritje i kishte portierja Teninke Kaba.
Hendbollistet e Prishtinës janë kthyer pas disa vitesh në skenën evropiane dhe kanë luajtur dy ndeshje solide me Vardarin, njërën prej skuadrave më të mira evropiane në dekadën e kaluar.