Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina të martën pasdite e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 40:27.
Për Prishtinën ishte fitorja e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Trepçës, që e dërgon në finale. Stinorin e rregullt Prishtina e përfundoi në vend të dytë ndërsa Trepça ishte e treta.
Agon Bajqinovci shënoi 14 gola për Prishtinën kurse 8 i kishte Deniz Terziqi. Fidan Cimili shënoi 8 gola për Trepçën, kurse 6 i kishte Amar Mujka.