Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina nuk lejon befasi, fiton ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Prishtina e ka fituar ndeshjen e xhiros së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të mërkurën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 37:26. Ndeshja i ka takuar javës së 18-të të kampionatit të Kosovës në hendboll.
Pas minutës së 20-të, Prishtina nisi shkëputjen, ndërsa krijoi epërsi deri në nëntë gola, 18:9.
Në pjesën e dytë Prishtina vazhdimisht mbajti epërsi prej rreth dhjetë golave për të shënuar fitore bindëse në fund.
Oltion Beshiri i shënoi tetë gola për Prishtinën, ndërsa gjashtë i kishte Enis Kuleta. Nga pesë gola i shënuan Rron Ramadani, Samid Mekiq e Endrit Tafarshiku.
Arbër Neziri shënoi tetë gola pë Vëllaznimin, sa i kishte edhe Florian Rexha. Granit Fana, Vitar Mamusha e Ardi Halili i shënuan nga tri gola.
Prishtina vazhdon në Superligën A, ndërsa Vëllaznimi e vazhdon garën në Superligën B.

Lajme tjera