Prishtina nuk lejon befasi, fiton në Rahovec

Prishtina nuk ka lejuar befasi në xhiron e 23-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Prishtina fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 37:29.

Vendasit ishin në epërsi në pjesën e parë, saktësisht deri në minutën e 27-të, kur rezultati ishte 14:13. Por më pas mysafirët shënuan tre gola për të shkuar në pushim me epërsinë 16:14. Në mesin e pjesës së dytë Prishtina hyri në seri të golave dhe krijoi epërsi prej 30:21. Më psa e mbajti epërsinë e lartë deri në fund.

Rron Ramadani shënoi 9 gola për ta udhëhequr Prishtinën drejt fitores. Alb Gjuka i shtoi 7 gola.
Te Rahoveci më efikasi ishte Alban Haziri me 10 gola. 8 i shënoi Besmir Kusari.

Prishtina është e dyta me 39 pikë. Rahoveci ka mbetur në vendin e katërt me 28 pikë.

Lajme tjera