Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina – Samadrexha hap javën e 12-të

Ndeshja mes Prishtinës e Samadrexhës e hap javën e 12-të në Superligën e Kosovës në hendboll për femra. Kjo ndeshje luhet të premten (sot) dhe nis në ora 17:30. Prishtina është e treta me 16 pikë, sa i ka edhe Shqiponja në vendin e dytë. Samadrexha është e fundit (8) me vetëm një pikë nga 11 ndeshje.

Në tabelë prinë Vushtrria që i ka 19 pikë. Vushtrria, Shqiponja, Prishtina e Istogu pritet të luftojnë për titull këtë edicion garash. Istogu është i katërti me 15 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Të shtunën (nesër) luhet derbi gjakovar mes Shqiponjës dhe Vëllaznimit. Ky takim nis në ora 14:00. Vëllaznimi është i shtati me tri pikë.

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 12-të luhen të dielen. Nga ora 17:00 në Ferizaj takohen Kastrioti e Istogu, kurse nga ora 14:30 në Gjilan, Drita e pret Vushtrrinë.