Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina sfidon Istogun, Ferizaj luan me Vushtrrinë

Në kryeqytet zhvillohet edhe një derbi i javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën (nesër) nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve takohen Prishtina dhe Istogu, që është kampion aktual. Prishtina ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e deritashme dhe është në vend të dytë me 10 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vend të parë. Istogu është i katërti me 8 pikë. Istogu javën e kaluar humbi në Pejë nga Ferizaj dhe do të mundohet të tregojë kualitetin që ka. Por kualitet ka edhe Prishtina që synon të vazhdojë me rezultate pozitive.

Të shtunën është edhe ndeshja Kastrioti – Drita që fillon në ora 17:00. Derbi tjetër i javës luhet të dielën nga ora 17:00. Takohen Ferizaj dhe Vushtrria, që është e treta me 8 pikë. Ferizaj e Vushtrria së bashku me Istogun e Prishtinën pritet të luftojnë për titull dhe kupë këtë edicion të garave. Vëllaznimi – Shqiponja (14:00) dhe Jusuf Gërvalla – Samadrexha (13:00) janë ndeshjet tjera që luhen të dielen.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve në kuadër të javës së gjashtë luhen këto takime: Verona – CLICK e shtunë (18:00, Dukagjini – KEK-u e shtunë (11:00), Prizreni – Llapusha e diele (11:30), Ulpiana – Vjosa e diel (12:00, Trepça – Deçani e shtunë (12:00).