Hendbollistet e Prishtinës e kanë nisur me fitore edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës. KHF Prishtina të shtunën në ndeshjen hapëse të stinorit të ri e ka mposhtur KHF Kastriotin me rezultat 36:31. Që në pjesën e parë prishtinaset krijuan epërsi prej gjashtë golave, 18:12.
Te Prishtina me efikasitet u dalluan E. Kurteshi me 9 gola dhe Sh. Mehmeti me 8 gola të realizuara. Te skuadra e Kastriotit, E. Beqiri i shënoi 8 gola kurse P. Gashi ndeshjen e mbylli me 7 gola. Ndeshja është luajtur në Ferizaj.
Tri ndeshje tjera janë të dielën.
Kastrioti – Prishtina 31:36 (12:18)
Kastrioti: Reçica 1, V. Gashi 3, E. Reçica 4, Stagova 2, Salihu, Grainca 1, P. Gashi 7, E. Beqiri 8, A. Salihu 2, Gurgurovci, Misini.
Prishtina: Mehmeti 8, Kurteshi 9, Shala 1, Krasniqi, Behluli, Uka, Baftijari 3, Nivokazi 4, Ipçi 3, Stagova 4, Ajvazi, Sefedini 2, Prapashtica.