Prishtinaset fitojnë në Gjilan

Prishtina e ka fituar ndeshjen e vetme të Superligës së Kosovës për hendbolliste që u luajt të dielen. Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Prishtina fitoi ndaj Dritës me rezultat 37:24. Ndeshja i takoi javës së tetë kampionale. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej 21:14.

Për Prishtinën është fitorja e pestë. Me 11 pikë Prishtina renditet e treta. Drita është e gjashta me gjashtë pikë. Gjilanaset pësuan humbjen e pestë.

Dy ndeshje të javës së tetë luhen gjatë javës: Samadrexha – Istogu, Shqiponja – Vushtrria.

Drita – Prishtina 24:37 (14:21)

Drita: A. Daku, Ramabaja, E. Daku 2, Vokshi 7, Rudhani 3, Sadiku, Kqiku 3, Rexhepi 5, Arifi, Krasniqi 4, Kqiku, Pajaziti.

Prishtina: Uka, Zeqiri, Matarova 2, Sopjani 3, Stagova 4, Hashani 2, Berisha 4, Mekolli 7, Prelvukaj 3, Sefedini 3, Krasniqi 4, Fazlija 5.

Lajme tjera