Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtinës i takon derbi me Kastriotin

Lojtari ka topin në dorë dhe po tenton t’a gjuajë në portë, mbrapa tij është një lojtar kundërshtar.

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielen mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 33:29.

Prishtina renditet e dyta me 30 pikë, katër më pak se Besa Famgas e katër më shumë se Trepça që mbanë vendin e tretë. Kastrioti është i katërti me 22 pikë.

Derbi mes Prishtinës dhe Kastriotit e ka përmbyllur javën e 17-të. Ndeshjet tjera u luajtën të shtunën.

Herët në ndeshje Prishtina nisi shkëputjen në rezultat. Në pjesën e parë epërsia e saj shkoi deri në gjashtë gola, kurse pas 30 minutave rezultati ishte 16:11. Në pjesën e dytë Kastrioti disa herë u afrua në dy gola, por Prishtina më pas kishte epërsi deri në tetë gola (30:22, 31:23). Në fund ferizajasit u afruan në katër gola.

P. Prekazi ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. D. Terziqi realizoi 7 gola. Te Kastrioti, F. Mustafa shënoi 9 gola.

Prishtina – Kastrioti 33:29 (16:11)

Prishtina: Beshiri 4, Terziqi 7, Sula 2, Prekazi 8, Ramadani 1, Abazi 1, Ademi 1, Bajqinovci 3, Gjuka 5, Ademi, Sherifi, Qela, Agushi, Beqiri.

Kastrioti: Curri, Syla 6, Hoxha, A. Dugolli 4, M. Selmani, A. Selmani, Bislimi 4, Beqa, Tafarshiku, D. Dugolli, Qerimi, Rudari 5, Mustafa 9, Esati, Brahimi, Bytyqi.